Tuesday | June 18, 2013   English

Facilization shpk - We Facilitate The Modernization

Të Reja & Lajme

Mars / 2012

 

Flecxube_Specialized_Logo

 

Facilization ka marrë titullin Kompani e Specializuar në Flexcube UBS...

Mëso më Shumë »

Kryesore
  • Industritë të cilave u shërbejmë

    bankNë fokusin tonë të shërbimit janë sektori bankar dhe ai financiar, duke rishitur dhe implementuar sisteme të njohura nga Oracle Financial Services Software si edhe aplikacionet tona.
    Facilization ofron zgjidhje të plota dhe nga më të mirat për administrimin, transparencën dhe komunikimin nëpërmjet platformës eUniversity të Cardisoft-SA ndërsa për shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme ne ofrojmë zgjidhjen Teleshkolla dhe programin e trajnimit Intel Teach.
    Për Prodhimin, Shpërndarjen dhe Përdorimin e Energjisë, për industritë Inxhinierike, të Ndërtimit dhe Telekomunikacionit, Facilization implementon “Oracle Primavera” e cila është një zgjidhje reale për Manaxhimin e Portofoleve të Projekteve  duke mundësuar rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të aseteve tuaja.

  • Specializim në Flexcube

    Flecxube_Specialized_LogoNë Shkurt 2012 Facilization ka marrë Specializimin në Flexcube UBS, duke u bërë kështu kompania e parë që e arrin këtë specializim në Europën Lindore dhe Vendet ish-Sovjetike, e treta në zonën: Europë - Lindje e Mesme - Afrikë dhe e pesta në nivel botëror.
    Për të marrë statusin e kompanisë së specializuar, partnerët e Oracle duhet të përmbushin një sërë kërkesash strikte bazuar në nevojat dhe prioritetet e komunitetit të klientëve dhe partnerëve. Duke marrë titullin e Partnerit të Specializuar, Facilization diferencohet nga Oracle për ekspertizën e saj në ofrimin e shërbimeve specifike rreth Oracle Flexcube UBS nëpërmjet zhvillimit të kompetencave dhe kapaciteteve si dhe rezultateve të biznesit dhe suksesit të arritur në aktivitetin e shërbimeve me Flexcube. Mëso me Shumë për Shërbimet Tona në Flexcube.

  • Linja e Produkteve Facili

    pic3Duke njohur dhe kuptuar sfidat me të cilat përballen bankat në fushat e riskut dhe njohjes së të dhënave, Facilization ka zhvilluar tre aplikacione të bazuara në web: FaciliCom, FaciliPay dhe FaciliLegal. Këto produkte përmirësojnë produktivitetin dhe efiçencën e punës ditore të departamenteve të Mbledhjes së Detyrimeve, Ligjor, Riskut dhe Marketingut duke lehtësuar planifikimin, bashkëpunimin, kontrollin e automatizuar dhe njoftimet sipas nevojave specifike dhe sfidave me të cilat përballet stafi i bankës. Linja e Produkteve Facili përdoret sot nga më shumë se gjashtë banka dhe institucione mikro financimi. Këto produkte janë zhvilluar duke përdorur teknologjitë e hapura dhe mund të përshtaten e integrohen lehtësisht sipas kërkesave të klientëve dhe aplikacioneve qëndrore.

  • TeleShkolla

    teleshkollaShërbimi Teleshkolla është një zgjidhje e plotë e cila i mundëson prindërve të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme të informohen për performacën individuale në shkollë të fëmijëve të tyre dhe për të gjitha aktivitetet dhe planet të organizuara nga shkolla ose mësuesit. Shërbimi Teleshkolla përbëhet nga portali Teleshkolla në internet, portali Teleshkolla Mobile si dhe Teleshkolla SMS. Me një klik në kompjuterin tuaj ose në celularin tuaj ju mund të keni informacion mbi notat, mungesat, disiplinën dhe sjelljen në shkollë, kalendarin e aktiviteteve mësimore dhe atyre jashtëshkollore, komentet e mësuesve etj.

    www.teleshkolla.al

Zgjidhje në Retail

Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët, SMS Bankare, Rezultatet e Kredisë, etj...

Mëso më Shumë »

MIS & Raportim

Zgjidhje për Sistemet e Informacionit të Menaxhimit dhe Raportimin...

Mëso më Shumë »

Efikasiteti Operacional

Zgjidhje për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit operacional...

Mëso më Shumë »

Risku & Përputhshëria

Zgjidhje mbi Përputhshmërinë & Riskun për institucionet financiare...

Mëso më Shumë »